FundedbytheEU
cbc-mne-alb logo

Aftësitë për Punë Shqipëri – Mali i Zi

Rezultatet e pjesëmarrjes në “Konferencën për mundësitë e punësimit dhe tendencat e tregut të punës në zonën ndërkufitare mes Shqipërisë dhe Malit të Zi”.

Rezultatet e pjesëmarrjes në “Konferencën për mundësitë e punësimit dhe tendencat e tregut të punës në zonën ndërkufitare mes Shqipërisë dhe Malit të Zi”.

Blog Details
26.05.2023
  • Imazhe: 1
  • Skedarët: 1
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), publikon materialin informues mbi rezultatet e pjesëmarrjes në “Konferencën për mundësitë e punësimit dhe tendencat e tregut të punës në zonën ndërkufitare mes Shqipërisë dhe Malit të Zi”.
Kjo konferencë u zhvillua në Bar, Mali i Zi në datat 24-25 Prill në kuadër të projektit “Skills for Sustainable Employment and Inclusive Economic Growth of Cross-Border Region of Albania and Montenegro – Skills for Jobs Albania – Montenegro (IPA II 2014-2020)”. AIDA, në cilësinë e partnerit në këtë projekt, bashkëpunon me organizatën jo-fitimprurëse të bazuar në Mal të Zi, Foundation Business Start-Up Center Bar (koordinator), Dhomën Ekonomike të Malit të Zi (partner), si dhe me organizatën jo-fitimprurëse të bazuar në qytetin e Shkodrës “Go2Albania” (partner i asociuar).
Qëllimi kryesor i këtij projekti do të jetë nxitja e punësimit dhe përfshirja sociale duke lehtësuar hyrjen në tregun e punës për të rinjtë dhe gratë në zonat ndërkufitare të Shqipërisë dhe Malit të Zi.
Gjatë konferencës u diskutua mbi tendencat e tregut të punës, kufizimet dhe mundësitë e paraqitura në Shqipëri dhe Malin e Zi, u prezantuan programet mbështetëse për të rinjtë, gratë dhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Malin e Zi, u disktua mbi aftësitë dhe kompetencat për punësim në të ardhmen dhe qasjen e të rinjve ndaj sipërmarrjes.
Diskutimet produktive që lindën gjatë konferencës frymëzuan disa rekomandime që partnerët e projektit kanë përfshirë në materialin e publikuar, së bashku me shembuj të praktikave më të mira në lidhje me konkurrueshmërinë e ekonomisë, si dhe me aksesin në arsim profesional cilësor.
Aktivitetet e përfshira në implementimin e këtij projekti do të realizohen mes Shqipërisë (Bashkia Shkodër, Bashkia e Vaut të Dejës, Bashkia e Malësisë së Madhe) dhe Malit të Zi (Podgoricë, Tuz, Budva, Bar, Ulqin, Danilovgrad dhe Cetinje).
AIDA do të jetë pika kryesore e të gjitha aktiviteteve që zhvillohen në Shqipëri, që nga identifikimi dhe koordinimi i pjesëmarrësve në trajnim dhe mentorim, si dhe punëdhënësve dhe bizneseve që do të përfshihen në këtë projekt.Në linkun bashkëlidhur mund të lexoni materialin informues: Rekomandimet për mundësitë e punësimit dhe tendencat e tregut të punës në zonën ndërkufitare mes Shqipërisë dhe Malit të Zi
https://aida.gov.al/rezultatet-e-pjesemarrjes-ne-konferencen-per-mundesite-e-punesimit-dhe-tendencat-e-tregut-te-punes-ne-zonen-nderkufitare-mes-shqiperise-dhe-malit-te-zi/


Seksioni i skedarëve

  • Rekomandimet për mundësitë e punësimit dhe tendencat e tregut të punës në zonën ndërkufitare mes Shqipërisë dhe Malit të Zi

Keni një pyetje?

Vizitoni FAQ tona ose na kontaktoni - ne jemi këtu për të gjitha informacionet që ju nevojiten 😊

NA NDIQNI

Lidhu me ne