FundedbytheEU
cbc-mne-alb logo

Aftësitë për Punë Shqipëri – Mali i Zi

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), në cilësinë e partnerit të projektit “Skills for Sustainable Employment and Inclusive Economic Growth of Cross-Border Region of Albania and Montenegro – Skills for Jobs Albania – Montenegro

Blog Details
26.04.2023
  • Imazhe: 0
  • Skedarët: 0
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), në cilësinë e partnerit të projektit “Skills for Sustainable Employment and Inclusive Economic Growth of Cross-Border Region of Albania and Montenegro – Skills for Jobs Albania – Montenegro

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), në cilësinë e partnerit të projektit “Skills for Sustainable Employment and Inclusive Economic Growth of Cross-Border Region of Albania and Montenegro – Skills for Jobs Albania – Montenegro (IPA II 2014-2020), ishte pjesë e konferencës hapëse që u zhvillua në Bar, Mali i Zi në datat 24-25 Prill.

Palët në këtë projekt janë Organizata jo-fitimprurëse e bazuar në Mal të Zi, Foundation Business Star Centre Bar (kordinator), Dhoma e Ekonomike së Malit të Z (partner), Agjencia Shqiptare e

Zhvillimit të Investimeve (partner) dhe organizata jo-fitimprurëse e bazuar në qytetin e Shkodrës “Go2 Albania Organization (partner i asociuar).

Qëllimi kryesor i këtij projekti do të jetë nxitja e punësimit dhe përfshirja sociale duke lehtësuar hyrjen në tregun e punës për të rinjtë dhe gratë në zonat ndërkufitare të Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Target-grupi i synuar përfshin punëkërkuesit me nivel të ulët dhe të mesëm arsimimi, nivel të ulët kualifikimi dhe me aftësi që nuk përputhen me kërkesën e tregut të punës, të rinjtë (mosha 15 deri në 29 vjeç) dhe gratë që kërkojnë punësim.

Aktivitetet e përfshira në implementimin e këtij projekti do të realizohen mes Shqipërisë (Bashkia Shkodër, Bashkia e Vaut të Dejës, Bashkia e Malësisë së Madhe) dhe Malit të Zi (Podgoricë, Tuz, Budva, Bar, Ulqin, Danilovgrad dhe Cetinje).

AIDA do të jetë pika kryesore e të gjitha aktiviteteve që zhvillohen në Shqipëri, që nga identifikimi dhe koordinimi i pjesëmarrësve në trajnim dhe mentorim, si dhe punëdhënësve dhe bizneseve që do të përfshihen në këtë projekt.

Gjatë konferencës u diskutua mbi mundësitë e punësimit, kufizimet, sfidat në tregun e punës, si edhe perspektivat e zhvillimit në bashkëpunim me të gjithë partnerët dhe palët e interesuara në zonat ndërkufitare të Shqipërisë dhe Malit të Zi.

 https://aida.gov.al/agjencia-shqiptare-e-zhvillimit-te-investimeve-aida-ne-cilesine-e-partnerit-te-projektit-skills-for-sustainable-employment-and-inclusive-economic-growth-of-cross-border-region-of-albania-a/

Video Section

Seksioni i skedarëve

  • Aktualisht nuk ka skedarë të disponueshëm

Keni një pyetje?

Vizitoni FAQ tona ose na kontaktoni - ne jemi këtu për të gjitha informacionet që ju nevojiten 😊

NA NDIQNI

Lidhu me ne