FundedbytheEU
cbc-mne-alb logo

Aftësitë për Punë Shqipëri – Mali i Zi

Shtyhet Afati I Thirrjes Për Aplikim Për Biznese Punëdhënës Që Janë Të Interesuar Të Ofrojnë Trajnime Për Të Rinjtë (15-29 Vjeç) Dhe Gratë E Papuna Në Zonën E Bashkisë Shkodër, Bashkia Vau I Dejës Dhe Bashkia Malësi E Madhe

Shtyhet Afati I Thirrjes Për Aplikim Për Biznese Punëdhënës Që Janë Të Interesuar Të Ofrojnë Trajnime Për Të Rinjtë (15-29 Vjeç) Dhe Gratë E Papuna Në Zonën E Bashkisë Shkodër, Bashkia Vau I Dejës Dhe Bashkia Malësi E Madhe

Blog Details
03.07.2024
  • Imazhe: 0
  • Skedarët: 0
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve  (AIDA) në kuadër të zbatimit të projektit “Aftësi për Punësim të Qendrueshëm dhe Rritje Ekonomike Gjithëpërfshirëse të Rajonit Ndërkufitar të Shqipërisë dhe Malit të Zi – Aftësi për Punësim Shqipëri – Mal i Zi”, shpall thirrjen për të gjithë bizneset punëdhënës që janë të interesuar të ofrojnë trajnime në punë (on-job training) pranë ambienteve të tyre për të aftësuar të rinj (15-29 vjeç) dhe gra të papuna në sektorët hoteleri-turizëm, gastronomi, artizanat, ICT dhe sektorë të tjerë të ndërlidhur. Trajnimet do të mbahen nga një mentor, rolin e të cilit do ta kryejë një punonjës në biznesin punëdhënës.

Punëdhënësit që mund të aplikojnë në këtë thirrje duhet të jenë subjekte ekonomike të regjistruara në Bashkinë Shkodër, Bashkinë e Vaut të Dejës ose Bashkinë e Malësisë së Madhe.

Qëllimi kryesor i këtij trajnimi është mbështetja e procesit të punësimit duke ofruar mundësi për të fituar përvojë pune dhe për të zhvilluar aftësi profesionale.

Mentorët që do të ofrojnë trajnimet do të rimburoshen në vlerën 200 € bruto çdo muaj përgjatë kohëzgjatjes së trajnimit.

Lista e dokumentave që duhet të dërgoni janë:

1.      Formularin e aplikimit (Link)
2.      Çertifikatë e regjistrimit të kompanisë (NIPT)
3.      Ekstrakt i biznesit nga QKB
4.      Vërtetim nga drejtoria tatim taksave mbi pagesën e detyrimeve
5.      Deklarata e nënshkruar e aplikantit (Link)
6.      Formulari i aplikimit për mentor (Link)
7.      Vërtetim punësimi nga punëdhënësi – si provë që mentori është punonjës i kompanisë
Aplikimi dhe dërgimi i dokumentave më sipër do të bëhet nëpërmjet adresës elektronike info@aida.gov.al.

Afati për dorëzimin e aplikimeve është data 21 Korrik 2023, ora 16:30.

Për më shumë informacion mbi aplikimin konsultoni linkun Link ose kontaktoni në adresën e e-mail info@aida.gov.al

Seksioni i skedarëve

  • Aktualisht nuk ka skedarë të disponueshëm

Keni një pyetje?

Vizitoni FAQ tona ose na kontaktoni - ne jemi këtu për të gjitha informacionet që ju nevojiten 😊

NA NDIQNI

Lidhu me ne