FundedbytheEU
cbc-mne-alb logo

Aftësitë për Punë Shqipëri – Mali i Zi

Ditën e sotme, pranë zyrave të AIDA u mbajt aktiviteti përmbyllës i trajnimeve të realizuara në kuadër të projektit “Aftësi për Punësim Shqipëri – Mal i Zi”

Ditën e sotme, pranë zyrave të AIDA u mbajt aktiviteti përmbyllës i trajnimeve të realizuara në kuadër të projektit “Aftësi për Punësim Shqipëri – Mal i Zi”

Blog Details
10.07.2024
  • Imazhe: 1
  • Skedarët: 0
Ditën e sotme, pranë zyrave të AIDA u mbajt aktiviteti përmbyllës i trajnimeve të realizuara në kuadër të projektit “Aftësi për Punësim të Qendrueshëm dhe Rritje Ekonomike Gjithëpërfshirëse të Rajonit Ndërkufitar të Shqipërisë dhe Malit të Zi – Aftësi për Punësim Shqipëri – Mal i Zi”.
Të rinjtë nga zonat e bashkive Shkodër, Vau i Dejës dhe Malësi e Madhe, që kanë qenë pjesëmarrës në trajnimet e zhvilluara në periudhën prill-qershor 2024, për zhvillimin e aftësive sipërmarrëse dhe përgatitjen e planeve të biznesit me qëllim fillimin e një tij, prezantuan idetë e tyre në aktivitetin e sotëm.
Znj. Laura Saro, Drejtor Ekzekutiv i AIDA, përshëndeti dhe inkurajoi të rinjtë pjesë e projektit, duke i ofruar mbështetjen nga AIDA edhe më tej, kur plani i tyre të jetë një biznes konkret.
Në përfundim, u ndanë certifikatat për pjesëmarrësit në trajnim, si dhe cmimet fituese për 5 planet më të mira të biznesit. Fituesit përfituan finacim deri në vlerën 3000 euro për planin e tyre të biznesit, që do vijojë të ndiqet nga AIDA.



Video Section


Opening remarks from AIDA's Executive Director Ms. Laura Saro (Plaku) and Project Coordinator, Ms. Anila Shqypi


Edona Selimi Grant Beneficiary


Eugen Dedushaj - Grant Beneficiary


Flavia Jakini - Grant Beneficiary


Jetmira Buliqi - Grant Beneficiary


Melisa Durgaj - Grant Beneficiary

Seksioni i skedarëve

  • Aktualisht nuk ka skedarë të disponueshëm

Keni një pyetje?

Vizitoni FAQ tona ose na kontaktoni - ne jemi këtu për të gjitha informacionet që ju nevojiten 😊

NA NDIQNI

Lidhu me ne